Home Aktualitet Meta: Alvin Berisha u shpëtua falë gazetarisë profesionale

Meta: Alvin Berisha u shpëtua falë gazetarisë profesionale

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në konferencën që po zhvillohet në Tiranë, “Feja si instrument paqeje”, të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA. Në fjalën e tij Meta dha mesazhe të forta për paqen në vend, si dhe për eksodin në vend, ku bëri thirrje që të ndalej.

Më tje në fjalën e tij meta përmendi dhe rastin e Alvin Berishës, i cili për shumë muan ishte i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri. Kreu i Shtetit Shqiptar u shrpeh se i gjithë opinioni u trondit nga rasti i Alvinit, ndërsa shtoi se ai u shpëtua falë gazetarisë profesionale të huaj dhe vendase.

 “Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh. Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre”, ishte kjo një pjesë nga fjala e Metës.

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!