Home Aktualitet Banderola e pazakontë në Shqipëri-Francë, tifozët shkruajnë “Hiqi duart nga Kosova”

Banderola e pazakontë në Shqipëri-Francë, tifozët shkruajnë “Hiqi duart nga Kosova”

nga Albina Hoxhaj

Në ndeshjen Shqipëri-Francë për kualifikime që u laujt në stadiumin e ri “Air Albania”, nuk kanë munguar parullat për Kosovën.

Në një nga parullat që është shpalosur nga tifozët kuq e zi në stadiumin “Air Albania” shkruhej “Hiqini duart nga Kosova”.


Nuk dihet se kujt specifikisht po ia kërkojnë tifozët shqiptarë që t’i heqin duart nga Kosova. 

Një tjetër banderolë lidhej dhe me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, që vdiq tri vjet më parë në një qendër paraburgimi në Prizren. “Drejtësi për Astritin”, thuhet në një nga parullat e tifozëve të Shqipërisë kundër Francës. 

Lajme te ngjashme