Home Aktualitet Presioni ndaj Vitore Tushës, Meta paralajmëron: Provat po shtohen, video po përgatitet

Presioni ndaj Vitore Tushës, Meta paralajmëron: Provat po shtohen, video po përgatitet

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar dhe sot akzuat kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se është skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Për të gjitha presionet Meta bën përgjegjës, Ardian Dvoranin, për të cilin thotë se ka bërë akte kriminale dhe është Katica e Reformës në Drejtësi, duke e krahasuar me prokuororen speciale në Maqedoninë e Veriut e cila tashmë është në burg. Më tej Kreu i Shtetit kujton dhe videon që do të tregojë nesër e cila  është pjesë e kallëzimit kundër kreut të KED.

Postimi i plotë i Metës:

Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!