Home Aktualitet “Tundet” toka në Tiranë, ja ku ishte epiqendra e tërmetit, nuk raportohet për dëme

“Tundet” toka në Tiranë, ja ku ishte epiqendra e tërmetit, nuk raportohet për dëme

nga Albina Hoxhaj

– Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është zgjuar me lëkundje toke mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet janë shënuar rreth orës 10:09 dhe kanë pasur magnitudë 3.6 të shkallës Rihter.  Tërmeti ka pasur epiqendër fshatin Derje, 15 km në lindje në kryeqytet.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qytete, por deri më tani nuk raportohet për dëmtime pasi fuqia e lëkundjeve ka qënë e vogël.

Disa javë më parë, një tërmet i fortë goditi Shqipërinë më 21 shtator, duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat duke fjetur në çadrat e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren. BE solli ndihmat e para për të prekurit nga tërmeti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!