Home Aktualitet ​Haradinaj: Kosova ka ushtrinë sipas modelit të NATO-s

​Haradinaj: Kosova ka ushtrinë sipas modelit të NATO-s

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me rastin hyrjes së 337 ushtarëve të rinj në FSK, tha se Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik.

“Sot në rreshtin e paqes të Ushtrisë së Kosovës, kanë hyrë 337 ushtarë të rinj, pas mbarimit me sukses të trajnimit themelor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik. Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt”, tha ai./KosovaPress/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!