Home Aktualitet Kryemadhi takon simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni: Një shembull i jashtëzakonshëm

Kryemadhi takon simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni: Një shembull i jashtëzakonshëm

nga Albina Hoxhaj

Gjatë qëndrimit të saj disa-ditor në SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përveç takimeve me drejtues të institucionesh në Washington, ka patur një takim të veçantë edhe me Lech Valesan, liderin e lëvizjes Solidarnost në vitet 1980, lëvizje që i dha edhe grushtin e parë regjimit komunist në Europën Lindore dhe ish-presidentin e Polonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi e konsideron Valesan si një shembull të jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat.

Postimi i plotë i Kryemadhit

Takim shumë i veçantë me Lech Valesa.

Me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe Ish-presidentin e Polonisë.

Një shembull i jashtëzakonshëm sesi përmbysen diktaturat qofshin edhe të forta në aparencë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!