Home Aktualitet “Mos u ngopshi”, Diana Ziu i dërgon letrën II Ramës dhe e paralajmëron: Nuk ka ndodhur kurrë…

“Mos u ngopshi”, Diana Ziu i dërgon letrën II Ramës dhe e paralajmëron: Nuk ka ndodhur kurrë…

nga Albina Hoxhaj

Kompozitorja Diana Ziu i ka dërguar një letër të dytë kryeministrit Edi Rama, ku i paraqet disa problemet e Festivalit të RTSH dhe i parashtron një sërë pyetjesh lidhur me to.

Ndër të tjera, kompozitorja Ziu shkruan me ironi se ndoshta letrën e parë që i ka dërguar ramës ndoshta nuk ja kanë përkthyer dot, ndërsa e paralajmëron se letra e tretë do të jetë për “Eurosong-un”.

Kujtojmë që para Ramës, Diana Ziu i dërgoi një letër të ashpër edhe Vera Grabockës, ku ndër të tjera i shkruante “Mos u ngopshi”, e revoltuar pasi nuk ishte përzgjedhur kënga e saj për në festival.

LETRA E PLOTE:

Letra nr 2 per Kryeministrin, se ndoshta te paren nuk ja kane perkthyer dot.

E treta do jete per Eurosong-un, dhe jo vetem nga une por nga nje grup i madh krijuesish shqiptare te bashkuar rrejth kesaj kauze.

Pra:

Kur do te ngrinihet nje ekip kontrolli per shkeljet ne RTSH?
Pergatitjet e festivalin nuk po fillojne dot sepse kenget nuk kane mberritur ende, nje pjese po shkruhen tani e nje pjese jane ende rrugeve…

1- Festivali I Kenges eshte institucion. Ai ka rregulla. Ku jane rregulloret e miratuara?

2- Nje grup autoresh kane derguar nje kerkese ne RTSH per te mundesuar arsyet profesionale te skualifikimit te krijimtarive te tyre! Asnje pergjigje! (Detyrim ligjor ky)

3- Asnjehere gjer me sot nuk ka ndodhur qe ne Jurine perzgjedhese te jene vetem 3 veta! Nje nga te cilet nuk ka as diplomimin dhe formimin e duhur per te gjykuar elementet e krimtarise. Eshte njesoj sikur ne nje tender rrugesh te jete ne komisionin e vleresimit nje person vetem e vetem se di ti japi makines.

Nje kenge ka disa komponente, prej te cileve tre jane themeloret: Kompozimi, Poezia dhe Kendimi! Asnje nga keto elemente nuk ka qene kriter per perzgjedhjen e materialeve.

4- Perzgjedhja e kengeve eshte bere absolutisht mbi baza preferenciale te Vera Grabockes, duke perdorur per fat te keq tre anetare jurie! Kjo eshte per gjynah! Kjo argumentohet fare lehte:
-Si ka mundesi qe nuk pranohet nje kenge e kompozitores Erjona Rushiti, e cila vjet fitoi cmimin e pare dhe perfaqesoi Shqiperine ne Eurovision? Dje ishte emblema e kombit per te na perfasesuar, dhe sot nuk eshte me askush…?!!!

Le te themi se na qenka rastesi! Po si ka mundesi qe edhe krijimi I kompozitorit Enis Mullai fitues i cmimit te dyte dhe orkestrues i te parit vitin e shkuar, nuk u pranua ne Festival?
po te rinj kanto-autore si Erik Lloshi apo te tjere, edhe ata nuk na qenkerkan as e kaluara, as e tashmja dhe as e ardhmja…?

Vazhdojme me tej.

Si ka mundesi dhe a eshte rastesi qe kengetari fitues i te rinjve vitin e kaluar Marko Strazimiri, skualifikohet sivjet?
Kush i gjykoj, mbi cilat kritere dhe bazuar ne cilen rregullore te miratuar nga kush?

Mund te vazhdonim dhe me tej, por si per ti vete “kapak” ketyre “rastesive”, vjen dhe ky fakt: nuk pranohet as krijimi I fundit I Agim Prodanit, babait te muzikes se lehte shqiptare?!…
Ky eshte thjeshte TURP!
Bota vendos ne kupolen e mendimit intelektual te kombit, njerezit me thinja, ndersa ne, njerez me push…

5- Nuk ka ndodhur kurre qe te kete kaq shume rremuje ne organizimin e nje Festivali! Nuk kuptojme cfare eshte ky konspiracion zyrtar? Kush shkel cdo ligj apo princip, e per llogari te kujt? Apo gjithmone ai 400 milionshi qe po ndahet tashme ne shume duar…

6- Kompozitoret e huaj. Pse?
Kjo eshte fyerje per te gjithe krijuesit shqiptare! Pritet qe shoqja Vera dhe shoku filan te heqin dhe gjuhen shqipe si kriter per pjesemarrje dhe ta marri lumi krijmtarine kombetare, se ne kulture mejhanesh tashme e kane kthyer.

7- E fundit.
Ky nuk eshte nje shqetesimi nje njeriu. Jo. Ky eshte shqetesim per nje kauze, per nje kulture, per nje model, per nje pergegjesi qe kemi ndaj brezave.

Nga faktet dhe gjithcka po ndodh, Kryeministri qe po hesht, kryeparlamentari qie po hesht, Keshilli Drejtues qe po hesht, nuk po bejne asgje me pak se po krijojne precedentin e kriminalizimit edhe shkaterrimit te institucionit te vetem mbetur ende ne kembe per stimulimin e krijmtarise kombetare, sic eshte Festivali I Kenges ne RTSH.

Lajme te ngjashme