Home Aktualitet “Vegël e Ramës”, Basha sulmon kreun e KED: Dvorani, simbol i korrupsionit

“Vegël e Ramës”, Basha sulmon kreun e KED: Dvorani, simbol i korrupsionit

nga Albina Hoxhaj

Gjykata kushtetuese është në fokur të zhvillimeve politike të këtyre ditëve në vend, për shakak të përplasje që ka krijuar mes institucioneve emërimi i anëtarëve dhe plotësimi të vakancave sipas radhës dhe afateve kohore të përcaktuara në kushtetutë. Nga Devolli ku ndodhej në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, lideri demokrat Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin presidenti I republikës Ilir Meta deklaroi që do ta kallzonte penalisht për shpërdorim detyre dhe përvetësim titulli.

“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri‘, tha Basha.

Një debat i ashpër politik ka nisur mes palëve ditët e fundit sa i përket procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”.  Rama sot u shpreh se presidenti është në anën e gabuar të historisë.

Lajme te ngjashme