Home Aktualitet Zgjedhjet në PS/ Nis votimi sipas parimit “Një anëtar, një votë”

Zgjedhjet në PS/ Nis votimi sipas parimit “Një anëtar, një votë”

nga Albina Hoxhaj

Partia Socialiste ka nisur votimin për zgjedhjen e delegatëve për Kongresin Zgjedhor. Për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së do të testohet votimi elektronik dhe online.

Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediet në PS, Alfred Peza tha se votimi po testohet në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë. Peza tha në një deklaratë për mediat se 47% e kandidatëve për delegatë janë femra.

Ai vuri në dukje se në të gjithë vendin janë hapur 365 vendvotime. “Nga votimi do dalin 706 delegatë të Kongresit të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjithë anëtarësia e PS në të gjithë vendin”, tha ai.

“Në shkallë vendi janë regjistruar 60 komisionet e zgjedhjeve nëpër bashki. Procesin e organizimit të votimit dhe monitorimit në 60 bashkitë e vendi e janë 300 anëtarë të komisioneve të zgjedhjeve të Partisë nëpër bashki. Janë ngritur në të gjithë vendin 363 vendvotime në njësitë administrative të bashkive dhe 1089 komisionerë po administrojnë procesin e votimit në këto njësi administrative”, detajoi Peza.

Ai tha se votimi ka nisur normalisht dhe pa asnjë problem në të gjithë vendin. Në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, në procesin zgjedhor të një partie politike do të zhvillohet votimi elektronik dhe votim online. Ky proces shënon një ditë të rëndësishme për jetën dhe veprimtarinë e PS.”

Zgjedhja e delegatëve do bëhet sipas parimit një anëtar, një votë. Votimi do vijojë deri në orën 16:00.

Lajme te ngjashme