Home Aktualitet Në kërkim nga Policia, Avokati Kajmakut: Nuk do të dorëzohet

Në kërkim nga Policia, Avokati Kajmakut: Nuk do të dorëzohet

nga Albina Hoxhaj

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku prej 8 ditësh tashmë është në arrati. Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv, avokati i tij Isuf Shehu u shpreh se klienti i tij nuk ka ndërmend që të dorëzohet para drejtësisë pasi për të njëjtën vepër penale, falsifikim janë pushuar me qindra hetime, ndërsa sipas tij në rastin e Kajmakut u kërkuar menjëherë arrestimi.

Ai theksoi më tej se Policia ku shkoi në banesën e Agim Kajmakut nuk ka paraqitur aty asnjë dokument pse duhet të rrestohej ish-kryetari i Bashkisë së Vorës.

Nuk ka arsye pse të rishfaqet kemi një represion dhe masa të pa arsyeshme, të pabazuara dhe jo në qëllime të ligjshme. Fakti është që ka mbi 100 procedime penale për falsifikimin e kësaj natyre dhe asnjëri nuk ka shkuar para ndjekjes penale dhe në këto kushte. Ditën e diel në banesën e tij shkuan rreth orë 05:00-06:00 forca të shumta policie. Kajmaku nuk kishte arsye pse të mos lajmërohej në momentin që paraqitej kërkesa në gjykatë. Më parë ka pasur një përcaktim ku shkoje para gjykatës dhe vlerësohet masa. Unë edhe sot nuk jam në dijeni të argumentit të gjykatës për përmbajtjen gjykata thotë se nuk e vendos në dispozocion. Në momentin që të paraqiten forca të shumta dhe të rrethojnë shtëpinë për paraqitjen e tij, të nxjerrin urdhrin, dokumentin. E vetmja gjë që të mbetet është t’i shmangesh kësaj. Ne kemi filmimet e kamerave rezulton që policia nuk paraqiti asnjë dokument. Kjo gjë mund ti ndodhë edhe Presidentit, që forca të shumta të rrethojnë banesën pa të dhënë asnjë arsye. Këtu jemi në kushtet që nuk di asgjë, nuk të jepet asnjë dokument” deklaroi Shehu

Për më shumë se një javë Agim Kajmaku është shpallur në kërkim. Prokuroria njoftoi se se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale. Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë:  “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim.

Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, ndërkohë që bën me dije as ai nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!