Home Politike Video/ Ngërçi me kushtetuesen, Basha: Rama kërkon të kapë drejtësinë, zgjedhjet e vetmja zgjidhje

Video/ Ngërçi me kushtetuesen, Basha: Rama kërkon të kapë drejtësinë, zgjedhjet e vetmja zgjidhje

nga Albina Hoxhaj

Nova Media ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në vend dhe ngërçin e krijuar për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Parlamenti votoi një rezolutë për të shfuqizuar dekretin e presidentit i cili emëroi Marsida Xhaferllarin si anëtare e dytë e zgjedhur prej tij në respekt të Kushtetutës, ndërsa Presidenti Meta në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se ditën e hënë do të depozitojë kallëzim penal për Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani të cilin e akuzon për shpërdorim detyre. Këto zhvillime kanë sjellë reagimin e liderit të demokratëve Lulzim Basha i cili se Mazhoranca po kërkon të marrë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese. Për Lulzim Bashën projekt rezoluta e miratuar në kuvend nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe se ai parlament nuk përfaqëson vullnetin popullit. Basha theksoi se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!