Home Aktualitet Kriza e thellë politike, Basha tregon zgjidhjen: Të ketë zgjedhje të parakohshme

Kriza e thellë politike, Basha tregon zgjidhjen: Të ketë zgjedhje të parakohshme

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga deklarata e tij për mediat ka bërë me dije se Shqipëria ka një rrugëdalje nga kriza e thellë që po kalon.

Sipas Bashës sot shteti është në paligjshmëri dhe zgjidhja kalon vetëm nga zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu akuza të forta Basha hodhi dhe drejt opozitës parlamentare duke e quajtur faqja zezë e botës.

Partia Demokratike dhe unë besojmë se një drejtësi e pavarur e mbështetur fortë me burime financiare dhe kapitale njerëzore është garanci për një shtet të mirë dhe të drejtë. Kjo qeveri ësthë kapur për të disatën herë në fragrancë dhe ka treguar se nuk ka vullnet për një drejtësi të pavarur, pasi nga kreu e poshtë do ishin subjekt i një drejtësie të pavarur. Askush mund të ketë iluzionin më të vogël, nuk mund të bëhen gjërat mirë duke bërë keq, duke shkelur ligjin. Premisat se po e bëjmë shpejt e shpejt se do të ndihmojë për këtë e atë sjell vetëm padrejtësi. Nuk ka pse ky vend të vuajë më shumë dhe nuk ka pse të rris agoninë. Ka një rrugëdalje surreli, dhe ajo është me zgjedhjet e parakohëshme që i japin fundit paligjshmërisë dhe një pseudo-opozitë që antikushtetuese dhe është faqja e zezë dhe është bërë shërbëtore e banditëve, duke iu referuar opozitës në Kuvend”, u shpreh Basha

Më tej duke vijuar shpjegimin e mënyrës së zgjidhjes së krizës Basha u shpreh: Zgjidhja është e thjeshtë, është rruga që po merr Maqedonia e Veriut. U viktimizuan për shkak të dëshitmit të Edi Ramës për hapjen e negociatave megjithatë klasa politike mori përgjegjësi dhe ccoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja.  Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi.

Lajme te ngjashme