Home Aktualitet “Do godasim KÇK”, Paloka sulmon Ramën: Kryeministrit i intereson një drejtësi e kapur, justifikohet me ndërkombëtarët

“Do godasim KÇK”, Paloka sulmon Ramën: Kryeministrit i intereson një drejtësi e kapur, justifikohet me ndërkombëtarët

nga Albina Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare sot në paralament.

Përmes një psotimi në Facebook, Paloka shprehet se Rama iu kthyes sot ‘avazit të vjetër sipas të cilit, gjithë shkeljet ligjore e kushtetuese që ai ndërmerr i bën me marrëveshje me ndërkombëtarët, ndërkohë që gjithë ata që denoncojnë e kundërshtojnë shkeljet e tij, janë kundër BE apo SHBA.

Postimi i plotë  i Edi Palokës: 

Rama ju kthye dhe sot “avazit” të vjetër sipas të cilit gjithë shkeljet ligjore e kushtetuese që ai ndërmerr i bën me marrëveshje me ndërkombetarët. Ndërkohë gjithë ata që denoncojnë e kundërshtojnë shkeljet e tij , janë kundër BE apo SHBA…!!!

Mos harrojmë se këtë “taktike” Rama e ndoqi herë në menyre abuzive e herë me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur përpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata të disa diplomatëve megjithese kanabisi kishte pushtuar çdo pëllëmbë. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…

Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise…

Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.

Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.

Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama!

Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH.

Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?

Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore pervec fjales?!

Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve?

Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?

Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratua me 97 vota pro, projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që një muaj më parë, kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se në Shqipëri ka një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh që veprojnë si “KCK”. Të parin që prezantoi Rama ishte prokurori Arjan Ndoja, ndaj të cilit u bë dhe një atentat 2 javë më parë. Ky grup sipas Ramës duhet të sulmohet vihet nën fre, pasi në pritje të Vettingut ata po bëjnë kërdinë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!