Home Aktualitet Kallzimi penal, Ardian Dvorani rrezikon 5 vite burg

Kallzimi penal, Ardian Dvorani rrezikon 5 vite burg

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta me një gjuhë të ashpër foli sot në konferencën për mediat kundër Ardian Dvoranin, kreun e KED. Meta tha se do të padisë kreun e KED për dy vepra penale, që janë; shpërdirim i deytyrës dhe përvetëismi i titujve shtetëror. Por duke parë këto vepra në Kodin Penal, nëse Prokuroria nis hetimet dhe më pas faktohen nga Gjykata, kreu i KED rrezikon deri në 5 vite burgim.

  • NENET NË KODIN PENAL
  • Neni 248Shpërdorimi i detyrës(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48)Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.Neni 246Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërorePërvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Lajme te ngjashme