Home Aktualitet Ngërçi për Kushtetuesen/ Meta kallëzim penal për kreun KED Ardian Dvoranin

Ngërçi për Kushtetuesen/ Meta kallëzim penal për kreun KED Ardian Dvoranin

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta quan ‘mafioz’ kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një konferencë të jashtëzakonshme, e cila u shty dy herë me nga 1 orë, Meta tha se do të padisë ditën e hënën në Prokurorinë për Krimet e Rënda, Dvoranin me dy akuza. Akuza e parë tha Meta, është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe e dyta, ajo e përvetësimit të titujve shtetërorë.

Para mediave, kreu i shtetit lexoi të gjithë padinë dhe me tone të ashpra, u shpreh se Dvorani ka krye veprime mafioze me listat e KED për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Kreut të Shtetit, kreu i KED ka dërguar lista të njëta si tek Kuvendi dhe tek Presidenti, duke shkelur sipas tij ligjin. Po ashtu theksoi se kreu i KED nuk ka marrë vendime të konsultuara me anëtarët e tjerë duke qenë se ky këshill është kolegjial.

Presidenti i Shqipërisë tha se e akuzon Ardian Dvoranin për këto vepra penale: “Shpërdorim detyre”, basuar në nenin 248 të Kodit Penal dhe për  “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, bazuar në nenin 246 të Kodit Penal. Meta shtoi se baza ligjore për këtë padi është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe kallëzimin do ta dorëzojë të hënën në Prokurori, pasi mund ta plotëosjë dhe më dokumentacione të tjera.

Kreu i Shtetit e cilësoi mafioz kreun e KED dhe tha se ka bërë veprime që do të detyronin Presidentit që të shkelte Kushtetutën, duke u shprehur në të njëjtën kohë për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!