Home Uncategorized “Jam në detyrë si gjyqtare”, Vorpsi dhe Xhaferllari paraqiten në Gjykatën Kushtetuese

“Jam në detyrë si gjyqtare”, Vorpsi dhe Xhaferllari paraqiten në Gjykatën Kushtetuese

nga Albina Hoxhaj

Arta Vorpsi, e cila u paraqit sot në Gjykatën Kushtetuese bashkë me Marsida Xhaferllarin është shprehur për mediat se në këtë institucion ka mbërritur si një gjyqtare.

Teksa shmangu gazetarët në hyrje të Gjykatës duke u thënë “Mos u lodhni kot”, Vorpsi ka zgjedhur të japë një prononcim.

“Jam këtu si gjyqtare, jam në detyrë,”– mësohet të ketë thënë ajo.

Arta Vorpsi, kandidantja për gjyqtare në Kushtetuese e cila u rendit e para në listën e KED, u betua një ditë më parë në një zyrë noteriale duke injoruar totalisht rolin e Presidentit. Nga ana tjetër, përpara Metës u betuan tre anëtaret: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Toska, Papajorgji dhe Xhaferllari çojnë në 6 numrin e anëtarëve në Kushtetuese,

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!