Home Aktualitet Koncesionet përpijnë buxhetin për rrugët, rrezikohen financimet për projektet e nisura

Koncesionet përpijnë buxhetin për rrugët, rrezikohen financimet për projektet e nisura

nga Albina Hoxhaj

Qeveria e Shqipërisë në projektbuxhetin e vitit 2020 ka parashikuar të investojnë në infrastrukturën rrugore 4,7 miliardë lekë, niveli më i ulët i dekadës për shkak se pjesa dërmuese e fondeve do të shkojnë për financimin e kontratave koncensionare si Rruga e Arbrit, Orikum -Dukat dhe incineratorët, ndërsa rrezikojnë të mbeten pa financime të mjaftueshme frontet e hapura të punëve në rrugën Kardhiq -Delvinë, Unazën e Re, BY PASS -in e Tepelenës dhe atë të Shkodrës ( shihe tabelën bashkëngjitur).

Fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncesionare, të cilat vitin që vjen parashikohet të arrijnë në 5.1 miliardë lekë ose 50 për qind më të larta se pritshmëria e këtij viti. Buxheti i rrugëve për koncesionet në vitin 2020 ne gati në 77 për qind të tij do të shkojë për financimin e rrugës së Arbrit.

Duke marrë në konsiderate edhe fondin e koncesioneve gjithsej investimet në infrastrukturën rrugore për vitin 2020 nga fondet e brendshme arrijnë në 9.8 miliardë lekë. Në vitin 2018 u investuan rreth 15 miliardë leke fonde buxhetore nga burimet të brendshme.

Duke analizuar burimet totale buxhetore të cilat vijnë me ulje në tersi vihet në dyshim realizimi i objektivit të qeverisë për përfundimin në kohë të projekteve dhe gjithashtu krijohen premisa për detyrime të prapambetura.

Sipas Ministrisë së Financave aktualisht janë rreth 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro detyrime të prapambetura për infrastrukturën rrugore, të cilat rrezikojnë të rriten me planifikimet jo realiste të vitit 2020.

Gjatë vitit që vjen në buxhet janë planifikuar vetëm 570 milionë lekë financime në të gjitha lotët e Unazës së re, as 20 për qind të vlerës së saj ndërkohë që qeveria ka ende borxhe të pashlyera për punimet që janë realizuar tashmë tek mbikalimi.

Ndërkohë që fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncensionare edhe parashikimet për to duket se janë difektoze, pasi qeveria pret të kryhen të gjitha punimet deri në vitin 2021 në aksin Milot -Balldren, ndërkohë që është parashikuar zero financim vitin që vjen. Koncesionet në rrugë pritet të krijojnë një kolaps në buxhet për shkak se nevojat për financimin e tyre por rriten nga viti, ndërsa burimet buxhetore për financimin e tyre janë të pamjaftueshme.


Emërtimi i ProjektitStatusi projektitViti përfundimit te financimit Vlera Totale e projektit Buxheti 2019 – PLAN Parashikimi për v.2020
(vazhdim/I ri)
TOTAL BUXHETI i KONTRATAVE KONCESIONARE        91,645,842         3,386,500         5,138,147
Kontrata e Koncesionit /PPP per permiresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjen e rruges se Arbritvazhdim2031         40,320,000           2,520,000            3,780,000
Supervizion i kontrates koncesionare per permiresimin, ndertimin, operimin, dhe mirembajtjen Rruges se Arbritvazhdim2022              535,153              181,500              145,000
Subvencioni i kontrates koncesionare per ndertimin, permiresimin, shfrtytezimin, mirembajtjen dhe rehabitimin e autostrades Milot – Morinevazhdim2032            7,564,375              320,000              660,000
Supervizioni i kontrates koncesionare per ndertimin, operimin, mirembajtjen e rruges Milot – Morinevazhdim2032              290,412                60,000                60,000
Defekte te fshehura” kontrates koncensionare për ndertimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin e autostradës Milot- Morinëvazhdim2019              555,000              305,000
Kontrata Koncesionare/PPP, per projektimin, ndertimin, dhe mirembajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldrevazhdim2032         31,665,160                      –
Sherbime konsulence te pavarura per zbatimin e kontrates koncesionare/PPP, per projektimin, ndertimin dhe operimin e rruges Milot – Balldrevazhdim2024              500,000              100,000
Kontrata e Koncesionit /PPP per projektimin, ndertimin dhe mirembajtjen e rruges Porti i Jahteve – By Pass Orikum -Dukat ( Ura e Shen Elizes )vazhdim2032            9,982,742              313,147
Sherbime konsulence te pavarura per zbatimin e kontrates koncesionare/PPP, per projektimin, ndertimin dhe mirembajtjen e rruges Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat ( Ura e Shen Elizes)vazhdim2023              233,000                80,000
NDËRTIM DHE SISTEMIM RRUGËSH                 51,424,153         6,501,805         4,737,965
KARDHIQ –  DELVINEvazhdim2022         12,028,456           2,047,407            1,374,000
FUSHË KRUJË-MILOT-MORINËvazhdim2022            4,034,009              733,043              442,185
QAFË THANË-LIN-POGRADECvazhdim2020           2,479,588              177,788                65,723
UNAZA E RE E TIRANËSvazhdim2022            6,989,000              930,835              358,575
REHABILITIMI i SEGMENTIT RRUGORE MBIKALIMI PALLATI ME SHIGJETA RRETHRROTULLIMI SHQIPONJAvazhdim2022            5,982,714              863,676              757,234
RIKUALIFIKIMI i AKSEVE RRUGORE UNAZA LINDORE LOTI 2 DHE LOTI 3vazhdim2022            4,681,446              889,475              570,000
ELBASAN-BANJËvazhdim2020            1,348,007                87,876              121,212
BYPASS SHKODËRvazhdim2021            2,174,406                30,000              204,362
SKRAPAR – PËRMET LOTI 1vazhdim2020            1,461,251                 5,999              199,674
BY PASS -i TEPELENËvazhdim2022            2,867,624              544,849              305,000
EMERGJENCATvazhdim2020              721,679              185,629              340,000
OBJEKTE TE TJERAI ri2023           6,655,973                 5,227
STUDIME PROJEKTIME (VAZHDIM ARRSH)              445,662              131,778                77,200
SIGURI RRUGORE2020            1,241,244              402,633             303,610
SUPERVIZION PUNIMESHNe vazhdim2022              261,796                50,800                50,000
VENDIME GJYQËSORE NË PROÇESNe vazhdim2022              937,144              337,144              200,000
ShpronësimeNe vazhdim2022            2,030,539           1,030,000              300,000
Garanci Objektesh të tjeraNe vazhdim2022                  2,000                    500                    500
Sisteme menaxhimi dhe pajisje kopmjuterike per ARRSHNe vazhdim2020                86,036                24,576
Rikonstruksion i godines se ARRSH-se dhe Drejtorite Rajonale dhe pajisje zyre dhe kondicionereNe vazhdim2020                60,403                43,017                59,386
FOND EMERGJENCENe vazhdim2020              695,019              207,348                50,000
KOSTO LOKALENe vazhdim2022              825,000              600,000
TVSH e TAKSE DOGANORENe vazhdim2022           1,805,000            1,434,992
TVSH per projektet iPA (INSTITUTI i TRANSPORTIT)Ne vazhdim2022                16,500                 9,000                  4,000

/monitor/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!