Përfaqësuesit e maxhorancës largohen nga studio, nuk përballen me banorët e Astirit
Një incident ka ndodhur në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Për të diskutuar për prishjen e banesate tek Astiri kanë qenë përfaqësues të opozitës, medias e maxhorancës, por këta të fundit janë larguar sapo emisioni ka filluar.
Përfaqësuesit e qeverisë janë larguar nga tryeza e debatit pasi në studion si publik ishin banorët e Unazës së Re, të cilëve u janë prishur shtëpitë.
Por sapo në studio ka hyrë një grup i banorëve të Astirit, janë larguar të dy përfaqësuesit e qeverisë.
Në studio ka mbetur gazetari Andi Bushati dhe zyrtari i PD-së, Jamarbër Malltezi, ndërsa më tej janë bashkuar dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu dhe aktivisti Ervin Goci.
Të ftuarit kanë vijuar diskutimet dhe si publik në studio janë dhe banorët e Astirit që për më shumë se 1 vit po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.
Me Shume
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...
Inceneratorët/ Malltezi: SPAK ka frikë të hetojë! Përgjegjës janë Rama me Agaçin dhe Ahmetajn
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve....
Julian Deda-Veliajt: Je lloji më i shëmtuar i administratorit të një qyteti
Aktori i mirënjohur Julian Deda ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me një shënim në Facebook, Deda shkruan se...
Jemi te shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht
Nga Ylli Dylgjeri. Shqiptaret sot jane me te shtypur se kurre me parene keto 30 vite. Liria eshte dhunuar nga...