Home Aktualitet “Këto kohë më vijnë informacione të rënda”, Berisha rrëfen raportet me Bashën

“Këto kohë më vijnë informacione të rënda”, Berisha rrëfen raportet me Bashën

nga Albina Hoxhaj

I ftuar në studion e Abc News me Mirela Milorin ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për raportet e tij me kreun e demokratëve Lulzim Bashën.

Berisha i ka hedhur poshtë pretedimet se pas çdo vendimi të Bashës fshihet ky i fundit, duke pranuar se vetëm e këshillon.

Jo nuk fshihem unë, më pyet dhe unë ua them unë nuk kam dy palë këshilla”, tha Berisha, teksa vijoi më pas duke thënë se kryeministrit Rama po i vjen fundi dhe se kohët e fundit merr informacione që sipas tij duan verifikim.

“Unë kam bindjen se Edi Rama po shkon drejt një katastrofe politike të vetës që e meriton. Më vinë informacione këto kohë që sigurisht duan verifikuar, tmerrësisht të rënda, dhe ai duhet të ikë një minutë e më parë”, tha Berisha./abcnews.al


Lajme te ngjashme