Home Aktualitet Vasili nxjerr deklaratën e Sokol Sadushit: Ja çfarë thoshte për radhën e zgjedhjes së anëtarëve të Kuishtetueses

Vasili nxjerr deklaratën e Sokol Sadushit: Ja çfarë thoshte për radhën e zgjedhjes së anëtarëve të Kuishtetueses

nga Albina Hoxhaj

TIRANË– Nënkryetari i Partisë, Lëvizja Socialsite për Integrim, ka publikuar sot një mendim të Sokol Sadushit, që është drejtor i Shkollës së Magjistraturës. Deklarata e Sadushit është bërë për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe radhën e institucioneve që do të bënin këtë përzgjedhje.

Sipas Petrit Vasilit deklarata e Sadushit është bërë në vitin 2016, ku ai shprehet se radha për zgjedhjen është: President, Kuvend dhe Gjykata e Lartë.  Nënkryetari i LSI-së shprehet se ligjet që miratuan, votuan dhe duartrokiten po shndërrohen në rreckë dhe ata heshtin dhe votojnë trupërisht të kundërtën e vetes.

Foto e publikuar nga Vasili

POSTIM I PLOTË

Anetaret socialiste te Komisionit te Reformes ne Drejtesi po e hane turpin me buke!! Anetaret socialiste te Komisionit te Reformes ne Drejtesi po e hane turpin me buke. Ligjet qe miratuan,votuan dhe duatrokiten po shnderrohen ne rrecke dhe ata heshtin dhe votojne turperisht te kunderten e vetes.

Per te kenaqur Edi Ramen ata po shkelin fytyren e tyre. Kushtetuta e 21-22 korrikut dispozitat per Gjykaten Kushtetuese u pergatiten,u mbrojten dhe u votuan nga ata dhe ekspertet e tyre. Tani po keta votojne Rezoluta kunder vetes duke ngrene turpin me buke.

Tani qe e shkelen dhe e perdhosen Kushtetuten dhe po rrine me goje mbyllur dhe te poshteruar, le te lexojne cfare eshte thene,si eshte thene dhe si eshte argumentuar nga po vete keta ne Komisionin e Reformes ne Drejtesi ne vitin 2016 sipas proces verbalit. Personalisht i kam degjuar live si anetar i komisionit ne ate kohe,por tani eshte koha ti lexojne edhe shqiptare per t’i njohur me mire keta dhe hipokrizine e ketyre:

Sokol Sadushi: Më lejoni ta shpjegoj se çfarë qëllimi ka kjo dispozitë. Këtu bëhet fjalë për një kandidaturë nga Presidenti, sepse kandidatura nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë është në nenet pasuese, por mund të ndodhë në një rast eventual, që mund të jenë katër kandidatura, katër vende bosh. Jemi duke folur për një moment që nëse janë dy vende bosh, atëherë njërën e merr Presidenti, Kuvendi dhe të tretin e merr Gjykata e Lartë. Ky është rast kur janë katër vende bosh.

Arsyet pse janë katër vende bosh mund të jenë të ndryshme, si dorëheqja e të tjera. Nëse do të kemi katër vende bosh, atëherë do të ndodhë që në katër vende bosh një e ka Presidenti, një e ka Gjykata e Lartë dhe një e ka Kuvendi, vendi i katër si radhë i përket Presidentit. Mund të jenë pesë vende bosh, vendi i pestë i përket Kuvendit, mund të jenë gjashtë vende bosh, vendi i gjashtë i përket Gjykatës së Lartë.


Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!