Home Aktualitet Ceremonia e betimit/ Meta fton tre anëtarët e Kushtetueses, nuk thërret Arta Vorpsin

Ceremonia e betimit/ Meta fton tre anëtarët e Kushtetueses, nuk thërret Arta Vorpsin

nga Albina Hoxhaj

Pasditen e sotme do të organizohet në ambientet e presidencës ceremonia e betimit për anëtaret e Gjykatës Kushteutese. Në njoftimin e presidencës, ashtu sikurse edhe pritej, bëhet me dije se kreu i Shtetit nuk e ka thirrur Arta Vorpsi e votuar në seancë plenare, në këtë ceremoni betimit.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

– Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese  me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

– Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

– Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Lajme te ngjashme