Home Aktualitet Gara për kryeprokuror/ Zbardhet lista e KLP-së, kryeson Olsian Çela

Gara për kryeprokuror/ Zbardhet lista e KLP-së, kryeson Olsian Çela

nga Albina Hoxhaj

Një ditë pas intervistimit, të tre kandidatëve për kryeprokuror Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka nxjerrë listë me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela, e dyti Arta Marku dhe e treta Fajona Memçaj. Pas finalizimit të një emri nga KLP, pritet që kandidati t’i kalojë Kuvendit për miratim.

Në intervistën e djeshme para KLP-së  Olsian Çela kërkoi një mandat të dytë dhe ndër të tjera tha se  sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur fidanishtet e krimit.  Teksa kërkoi mandatin 7-vjeçar për kryeprokuror ai theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.

Disa ditë  më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!