Aktualisht, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur Kosovën.

Në renditjen e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, figuron edhe emri i Ganës, për të cilin shtet u tha se ka tërhequr njohjen.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, ka cituar AFP, zëvendësministrin e Jashtëm të Ganës, Charles Owiredu.

Kurse, në letrën që Ministria e Punëve të Jashtme e Ganës e ka dërguar te autoritetet në Serbi e cila është prezantuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thuhet se vendimi për njohjen e Kosovës në vitin 2012 ishte i parakohshëm.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate tha se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e ministrit serb Daçiq për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana.