Pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se BE do të hapë në mars negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij BE do të hapë negociatat me BE në mars sepse frikësohet nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup.
“Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”, u shpreh ai.
Më teja i theksoi se do të lobonte tek Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të merrnin një ‘PO’ për negociatat.
Takimi i fundit Rama-Vuçiç- Zaev ishte në samitin e Ohrit. Më 10 nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.