Home Aktualitet “Dvorani ka bërë veprime mafioze”, Meta akuza mazhorancës për emërimet në Kushtetuese

“Dvorani ka bërë veprime mafioze”, Meta akuza mazhorancës për emërimet në Kushtetuese

nga Albina Hoxhaj

Pas emërimit të anëtares së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka treguar pse ka marrë këtë vendim. Meta si rrallë herë në konferencë ka dalë disa minuta me vonesë nga koha e paracaktuar, por për këtë nuk dha shpjegime.

Shpjegime Meta dha për vendimin e tij duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij ai tha se Xhaferllari ka qenë një kandidaturë e goditur politikisht, pasi në relacionin që i ishte dërguar nga KED ajo kishte marrë 0 pikë. Kreu i Shtetit u shpreh i bindur për zgjedhjen e tij dhe shtoi se Xhaferllari ka kualifikimin e nevojshëm dhe ka qenë një ndër më të mirat nga kandidaturat e propozura.

Më tej ai ka hedhur akzua të forta kundër kryetarit të Këshillit të Emërimve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin tha se ka bërë veprime të dyshimta, të cilat i ka cilësuar si mafioze. Kreu i Shtetit shtoi se sipas tij Dvorani ka bërë lojëra me listat dhe ka vepruar kundër kushtetutës.

Kritika të forta kishte dhe për diplomatët, ku një pjesë të tyre i quajti të korruptuar dhe tha se kanë shkelur marrëveshjen duke e lënë vendin tonë ka Gjykatë Kushtetuese për më shumë se dy vite. Akuzat Meta nuk i kurseu as për maxhorancën duke thënë se kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën në emërimin e dy kandidateve njëherësh, dhe sipas tij kanë dashur që shkelje të bënte dhe Presidenti.

Ndërkohë, i pyetur nëse kishte frikë se mund të shkarkohej nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës, u tregua i bindur se do të vijonte punën deri në 24 korrik 2022. Por nuk preferoi të përgjigjen në lidhje me datën e re të zgjedhjeve në Vorë dhe Shkodër, duke thënë se tani ka punë më të rëndësishme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!