Home Aktualitet Meta emëroi Marsida Xhafellarin në Kushtetuese, reagon Spiropali: Dha një shembull spektakolar se ka frikë nga Drejtësia

Meta emëroi Marsida Xhafellarin në Kushtetuese, reagon Spiropali: Dha një shembull spektakolar se ka frikë nga Drejtësia

nga Albina Hoxhaj

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me emërimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Me anë të një statusi në Facebook, Spiropali pretendon se presidenti Meta, iu kundërvu edhe njëherë Reformës në Drejtësi, SHBA-ve dhe BE-së, duke dekretuar gjyqtarë në kundërshtim me ligjin.

“Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia,“-shkruan ndër të tjera ministrja.

Sot presidenti Ilir Meta emëroi anëtaren e 6-të të Gjykatës Kushtetuese duke ngritur edhe institucionin. Xhaferllari në renditjen e KED ishte e katërta, por kjo nuk e ka penguar Metën që ta zgjedhë.

Postimi i plotë i Spiropalit:

Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.

Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!