Home Kronike Me plumb në shpatull, del ekspertiza për 34-vjeçarin nga Vlora: U vra me armë zjarri

Me plumb në shpatull, del ekspertiza për 34-vjeçarin nga Vlora: U vra me armë zjarri

nga Albina Hoxhaj

Ekspertiza e plotë mjeko-ligjore ka zbuluar se 34-vjeçari që u gjet i vdekur në Vlorë pranë kupolës së avionëve është vrarë me armë zjarri. Burime nga policia e Vlorës, bëjnë me dije se i ndjeri Kreshnik Dashi kishte një plagë në pjesën e pasme të shpatullës, që është shkaktuar nga një armë zjarri.

Ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes apo se kush mund të jenë autorët, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

34-vjeçari Kreshnik Dashi punonjës në një firmë këpucësh në Vlorë u gjet i pajetë paraditen e sotem. Babai i një fëmije vuante nga probleme me zemrën dhe fillimisht u dyshua se kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!