Home Aktualitet Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë Adriatik Agon

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë Adriatik Agon

nga Albina Hoxhaj

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Adriatik Agon, nëndrejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së. Ago u përball në seancë dëgjimore me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, por në filtrat e kontrollit nuk u konstatua asnjë shkelje. Trupa e Komisionit e përbërë nga Ana Kapaj, relatore, Elvira Daberdaku, Kryesuese e Trupës, Elida Liko, theksuan se zv/ drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së ka bërë deklarime të sakta dhe ka burime që e justifikojnë.Pas shqyrtimit të fakteve në lidhje me integritetin professional dhe etik u vendos që Adriatik Ago të konfirmohej në detyrë.

Pesë ditë më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun, i cili u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve.

Lajme te ngjashme