Home Aktualitet “Jeni prindër vetë, vajza do rritet pa mua”, lutjet me zemër të nuses që vrau vjehrrën

“Jeni prindër vetë, vajza do rritet pa mua”, lutjet me zemër të nuses që vrau vjehrrën

nga Albina Hoxhaj

Marjana Çmeta, nusja që vrau vjehrrën me “lëngun magjik” ka kërkuar mëshirë para trupit gjykues, disa minuta para se ky i fundit t’i jepte dënimin me 32 vite burg.

Ajo është lutur gjyqtarëve që të vinin dorën në zemër dhe të kishin mëshirë për vajzën e saj të vogël që tashmë do të rritet pa nënë.

Madje Çmeta deri në fund i ka mohuar akuzat.

Vendimet ndaj meje më kanë vrarë shumë. Shpirtërisht dhe moralisht ndihem e shkatërruar nga këto vendime. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, ju jeni prindër vetë, unë kam një vajzë të vogël që po rritet pa mua. Ju lutem të vini dorën në zemër e të mos e lini të rritet pa nënën dhe një nënë të jetoj pa vajzën e saj. Unë para vetes dhe Zotit janë e pafajshme”, tha Marjana Cmeta, shkruan Panorama.

Gjithsesi, Gjykata për Krime të Rënda e shpalli fajtore Cmetën dhe e dënoi me 32 vite burg për vrasjen e vjehrrës së saj, Lirije Lami.

Marjana Çmeta helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lame, pas konflikteve që kishin pasur me njëra-tjetrën. Para togave të zeza ajo e ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, duke u shprehur se nuk mban mend asgjë.

Krimi i kryer nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video, e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

Lajme te ngjashme