Home Aktualitet Reshjet e shiut/ Bllokohet lundrimi i anijeve, Ishmi del nga shtrati, s’ka energji

Reshjet e shiut/ Bllokohet lundrimi i anijeve, Ishmi del nga shtrati, s’ka energji

nga Albina Hoxhaj

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin. Erërat e forta kanë sjellë anulimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe Durrës. Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë pezullimin e nisjes së tragetit nga Durrësi për në Bari si dhe përmbytje në zona të ndryshme. Mësohet se asnjë traget nuk është nisur nga Durrësi drejt Barit si dhe ansjelltas.

Moti i paqëndrueshëm dhe me shira të shumtë ka sjellë probleme edhe ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se është pezulluar lundrimi i anijeve dhe vijon të mbetet pezull nisja e tragetit nga Vlora drejt Brindisit.
Erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike një pjesë të Llogarasë. Gjithashtu një ditë më parë zona e Llogarasë u bllokua për orë me radhë pasi u rrëzuan shumë pemë nga erërat e forta.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta duke sjellë përmbytje në fshatin Murqanë. Disa banesa janë izoluar pasi janë të rrethuara nga uji, ndërsa rrugët janë përmbytur. Se si pasojë e rritjeve të intensitetit të reshjeve, ky lum ka pasur rritje të prurjeve në ditët e fundit duke sjellë përmbytje në fshatrat e Krujës.

Moti i keq ka sjellë pasoja edhe në Gjirokastër e Tepelenë dhe në fshatrat përreth tyre. Mësohet se në qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet e qetë përveç mungesës së energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative si Ballaban, Deshnicë dhe Këlcyrë. Shkak për këtë ndërprerje mësohet të jenë bërë erërat e forta dhe togëzmi i linjave. Ndërkohë që në Bashkinë Tepelenë ka mungesë të energjisë elektrike në Njësinë administrative Kurvelesh. Edhe në bashkinë Memaliaj në njësinë administrative Qesarat ka mungesë të ënërgjisë elektrike. Ndërsa në bashkinë Libohovë është me ndërprerje. Rrugët janë të kalueshme ndërkohë që për problemin e energjisë elektrike është njoftuar OSHEE-ja dhe pritet që të merren masa.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!