Home Aktualitet Unaza e Re dhe faqja e zezë e një shoqërie të gjunjëzuar!

Unaza e Re dhe faqja e zezë e një shoqërie të gjunjëzuar!

nga Albina Hoxhaj

Nga Elda Ballabani

Këto 24 orët e fundit, shteti i PPP-ve është hedhur në aksion si kurrë më parë për të zhvatur çtë mundet nga projektet korruptive famëkeqe, ndër to më të ndjeshmin atë të Unazës së Re! Aspak nuk bën përshtypje uria e çmëndur e këtij shteti, i cili paratë e shqiptarëve i vjedh me konçesione dhe projekte famëkeqe, pasi kjo tashmë është e njohur dhe e gjithpranuar se ku shkojnë sot paratë e taksapaguesve!

Debatet së fundmi janë të pranishme mes qytetarëve, ku rëndomë dëgjon gjykime të një pjese që sensibilizohet me atë që sot po kalojnë banorët e Unazës së Re, të tjerë që janë totalisht indiferentë dhe akoma me keq një kategori tjetër që janë kundër banorëve në përkrahje të pushtetit famëkeq. Një gjykim i ftohtë do të duhej të ndalej për një analizë të këtyre reagimeve, por kryesisht analiza e thelluar do të duhej mbi kategorinë që përkrah pushtetin! Arsyeja e kësaj analize, është ndoshta shpjegimi më i mirë përse sot jemi një shoqëri pa busull, e paaftë për reagim në sinkron në mënyrë që të orjentohemi drejt humanizmit dhe interesit të përbashkët.

Përkrahësit e banorëve të Unazës janë në normalitet, për aq kohë sa shohin qartë dhunën shtazarake, shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut, të një shteti hajdut diktatorial, ndaj të moshuarve, grave, fëmijëve dhe të rinjve që përpiqen të shpëtojnë çfarë të munden nga streha e ndërtuar me gjak dhe mundin e një jete.

Indiferentët, mund të kenë shumë arsye për shkak të problemeve jo të vogla me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre, por gjithsesi të pa justifikueshëm kur kujton dhunën shtetërore, duar e këmbë të thyera, gazin helmues mbi gra/të moshuar e fëmijë, arrestimet çnjerëzore mbi të rinjtë e Unazës dhe përkrahësve të kauzës së tyre.

Kategoria me e pa fytyrë që meriton përçmim dhe neveri, janë ata të cilët paturpësisht shprehen:
Mir tu bëhet, kanë ndërtuar pa leje tani le të mbajnë pasojat. Ky është treguesi i qartë i batakut ku kemi rënë sot si shoqëri dhe në mënyrë të pa merituar kërkojmë ndyshimin. Si mundet një prind të shprehet në këtë mënyrë, kur atje ka fëmijë që këto ditë të ftohta me shi nuk dihet ku do ti kalojnë netët? Ata fëmijë neser duhet të shkojnë në shkollë, por a ka rëndësi shkolla për ta në këto momente traume dhe dëbimi nga streha që ju bën shteti i tyre, ky shtet për të cilin ne paguajmë taksa dhe që presupozohet të jetë rregullator dhe garantues i jetëve tona? A nuk e kuptoni ju ditëzinj dhe dritëshkurtër, se ajo që po ju ndodh atyre banorëve sot mund tju trokasë te dera juve nesër? Kujt ja keni shtruar kurizin dhe në këmbim të çfarë e bëni këtë, a janë bindjet politike që ju kane verbuar apo interesat e përfitimeve nga pushteti, apo qoftë edhe ajo rroga mujore në administratë falë partisë që ju mban në punë?

Shtetrrethim nga Dogana deri te mbikalimi i pallatit me shigjeta! Ti i dashur qytetar ktheheshe i lodhur nga puna, me trastën e bukës dhe policia e pushtetit të orientonte nëpër labirinthe lagjesh për të të mbajtur larg skenës së krimit, asaj skene ku vidhen 40 milion euro nga xhepat e tua “të grisura” dhe ti ashtu i vjedhur, pa sens reagimi, kokë ulur, i nëpërkëmur ju dorëzove urdhërit të hajdutit tënd, krejt në mënyrë robotike u zhduke nga vendi i krimit!

Një nënë me foshnjën disa muajshe në krah, me përulje luste kordonin e policisë të kalonte te rrethrotullimi i doganës, por përgjigjia ishte: Kthehu poshtë parkut të autobuzëve, ec 300 metra dhe futu te rruga e ngushte të dalësh rreth e rrotull te shtëpia! Por nuk ishte kjo më therrësja, përveç shtazërisë shtetërore ajo që dhemb ishte mosreagimi qytetar! Aspak normale për një popull që kërkon të ndryshojë situatën, politike, ekonomike, sociale për të mirën e fëmijëve të tij.

Dhe një pyetje për kategorinë e tretë, që thonë mirë tu bëhet se kanë ndërtuar pa leje:
Sot Artan Lame zhurrmoi nëpërmjet telefonit te emisioni i Fevziut dhe më pas te Top Partia Socialiste Channel te Dudushi, a ju pëlqeu? A u bë zemra juaj mal nga llafollogjia justifikuese e këtij pseudo zyrtari? Pyetini benjaminët tuaj, ku jetojnë në sa sipërfaqe janë pronarë? Sa kanë në llogaritë bankare dhe si i kanë përfituar këto të ardhura? Çfarë makinash ngasin, ku i kanë shkolluar fëmijët, si i justifikojnë këto të ardhura Lame, Veliaj, Rama, Balla, Gjiknuri dhe gjithë soji i tyre, që çirren nëpër ekrane duke folur për ligj dhe Kushteturë?

Dhe ju ende vazhdoni të gjunjëzuar përpara tyre, të ndëshkoni me opinionet tuaja fëmijët e Astirit, që sot ndoshta duke u dridhur sa nga trauma e sa nga i ftohti, janë diku atje në një qoshe të përlotur dhe të pa shpresë, me ëndrra të vrara duke mos bëre gjumin e mbrëmjes si fëmijët e tjerë? Nëse nuk mund të bëni diçka të mirë për ta, vazhdoni të gjunjëzuar përballë idhujve tuaj por minimalisht heshtni, turpi ju mbuloftë!

Lajme te ngjashme