Home Aktualitet “1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro”/ Ambasada e SHBA paralajmëron: Gjoba atyre që vonojnë drejtësinë

“1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro”/ Ambasada e SHBA paralajmëron: Gjoba atyre që vonojnë drejtësinë

nga Albina Hoxhaj

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka deklaruar se Amerika do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni.

Përmes një video në “Facebook”, ambasada e SHBA shprehet se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri, ka ndihmuar edhe USAID, i cili këtë javë ka punuar me partnerët për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. Shqiperia lufton korrupsionin ndal korrupsionit. A e dinit se paga mesatare për një gjyqtar shqiptar është 10 mijë euro në vit. Megjithatë një në tre gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë edhe miliona dollarë. Në sistemin e vjetër gjyqet me dyer të mbyllura, ryshfetet, vonesat apo dështimet për të nxjerrë vendimet e gjykatave ishin të zakonshme. USAID ka punuar për të përmirësuar sistemin. Nga 2012 USAID ka pajisur gjykatat me teknologji për regjistrimin audio, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Për të pakësuar vonesat USAID solli bashkë partnerët shqiptarë për të identifikuar nëse të pandehurit apo dëshmitarët janë të pranishëm dhe mund të paraqiten në gjykatë. Për të lehtësuar dorëzimin në kohë të dokumenteve dhe shkurajuar ata që përpiqen të vonojnë qëllimisht drejtësinë, duke zbatuar gjoba dhe ndëshkime të tjerë nëse krijojnë vonesa të panevojshme. USAID po instalon pika informacioni elektronik për t’u dhënë qytetarëve akses falas” shkruan ambasada e SHBA.

Lajme te ngjashme