Home Aktualitet Ja çfarë biseduan ambasadorët me Lulzim Bashën për 90 minuta

Ja çfarë biseduan ambasadorët me Lulzim Bashën për 90 minuta

nga Albina Hoxhaj

Ka përfunduar takimi i liderit të Partisë Demokratike dhe Opozitës, Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Takimi në selinë blu ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa, sipas raportimeve nga kjo seli, tema kryesore e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe situata politike në tërësi.

Në përfundim të takimit, e ngarkuara me punë e SHBA,  Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën.

E pyetur nga gazetarët ajo ka thënë thjesht: “Takimi ishte privat, nuk kam komente”.

Në takim kanë qenë të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA  në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Lajme te ngjashme