Home Aktualitet Moti i keq, pezullohet lundrimi trageteve në Adriatik

Moti i keq, pezullohet lundrimi trageteve në Adriatik

nga Albina Hoxhaj

Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve ka njoftuar pezullimin e lundrimit të trageteve në Adriatik për shkak të motit të keq. Si pasojë e motit të keq kapitaneria e Barit dhe e Durrësit kanë pezulluar lundrimet deri në mëngjesin e ditës së mërkurë. Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e sotme nga Bari drejt Durrësit dhe anasjellta do të nisen nesër në mëngjes. Sipas Kapitenerisë mjetet lundruese po qëndrojnë në vendstrehime dhe puna është ndërprerë në ngarkim shkarkimin e anijeve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!