Home Aktualitet “Astiri” në mbrojtje të demokracisë

“Astiri” në mbrojtje të demokracisë

nga Arian

Nga Prof.As. Dr. Ermal Xhelilaj*

Konflikti i Astirit nuk eshte nje perplasje e rendomte mes shtetit dhe popullit thjesht per ndertimin e nje aksi rrugor, por kjo eshte shume me teper se kaq. Kjo eshte nje perplasje mes demokracise dhe autokracise, mes dhunes policore dhe te drejtes per vetmbrojtje qytetare, mes oligarkise dhe qytetareve te pambrojtur te ketij shteti.

Ky eshte nje konfrontim mes ndergjegjes qytetare dhe propagandes mesjetare qeveritare, mes lirise e te drejtave themelore te qytetareve dhe nje shteti me tipare diktatoriale qe shtyp e perdhos cdo te drejte te qytetareve te tij. Nje e drejte jo vetem ligjore, por edhe natyrore per te jetuar e per te pasur nje banese si gjithe qytetaret e tjere te botes.

Mbi te gjitha, kjo eshte nje perplasje mes shtetit te se drejtes te perfaqesuar nga qytetaret, populli e opozita dhe nje shteti autokratik, te korruptuar, lincues e uzurpator. Situata dramatike e pasqyruar ne perpjekjen e banoreve te Astirit per te mbrojtur banesat e tyre eshte nje thirrje ndergjegjes qytetare te te gjithe shqiptareve kudo qe jane, qe te behen bashke ne mbrojtje te demokracise, te te drejtave e lirive themelore te njeriut dhe te drejtes per te mbijetuar.

Fatkeqesisht ky eshte shteti shqiptar, kjo eshte Qeveria qe duam, ky eshte kryebashkiaku dordolec i Tiranes qe duam, dhe sigurisht kjo eshte policia qe duam, nje polici ne sherbim te Qeverise e oligarkeve, e cila krimineleve u lejon boten dhe qytetareve te varfer te ketij vendi u vendos cizmen ne gryke. Ky nuk eshte shtet por nje njolle e zeze ne zemer te Europes se kulturuar.

*Autori është pedagog në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!