Home Aktualitet Dhuna në “Astir”, Basha: Ky është bilanci i goditjeje të planifikuar të Edi Rama

Dhuna në “Astir”, Basha: Ky është bilanci i goditjeje të planifikuar të Edi Rama

nga Albina Hoxhaj

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar banorët e Unazës së Re të dhunuar në mënyrë barbare nga policia në orët e para të mëngjesit.

‘Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrën më të rëndë. Kam parë disa të moshuar që janë dhunuar me shkopinj dhe grushte. Gra të alivanosura ë gazi genocidi i gazit lotsjellës. Të traumatizuar. Një pjesë janë shtruar dhe disa nuk janë shtruar. Janë lënduar edhe 5 efektivë të policë që janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e parë. Ky është një bilanc i në goditjeje të planifikuar të Edi Rama ndaj qytetareve që mbronin shtëpitë e tyre. Ky skenar ka një qëllim të çonte drejt përgjakjes qytetarët për të fshehur vjedhjen e madhe që Rama dhe Velaij kanë planifikuar tek i ashtuquajturi i unazës së re’, tha Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!