Home Aktualitet “Shtëpitë e astirianëve si laboratorë kokaine”, Arbër Çepani ironizon për arrestimin e Gocit

“Shtëpitë e astirianëve si laboratorë kokaine”, Arbër Çepani ironizon për arrestimin e Gocit

nga Albina Hoxhaj

Mëngjesin e sotëm mes të shoqëruarve në Astir ishte edhe padagogu Ervin Goci, pasi ndodhej në mbështetje të banorëve për ndërtesat e tyre.

Por ashpër ndaj tij sot ka reaguar Arbër Çepani, i cili shprehet  me ironi se pedagogu është anëtar i rrezikshëm i bandave mafioze.

“Sot jemi më të sigurt! Më në fund Ervin Goci, pedagogu që përdorte postin akademik si koperturë për përfshirje në aktivitete kriminale, antar i rrezikshëm i bandave mafioze, i cili akuzohet për korrupsion, tjetërsime pronash, vjedhje votash, kanosje fizike, trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje u kap në flagrancë dhe u arrestua nga forcat e rendit! Nga burimet dhe provat e policisë së shtetit Ervin Goci me nofkën “Profesori” përdorte shtëpitë e astirianëve si laboratore kokaine dhe më pas shfrytëzonte tenderat publikë me buxhete të fryra si lavatriçe të lekëve të kokainës! Kjo është policia që duam! Ky është shteti që duam! “Profesori” është dërguar pranë komisariatit nr.3! Unë them mblidhemi të gjithë aty t’i shprehim mirënjohjen tonë, shtetit tonë për këtë akt heroik, në këtë luftë të egër me krimin e organizuar!”, shprehet ai në një postim në Facebook. 

Vijojnë tensionet në Astir për shembjen e banesave. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!