Home Aktualitet Vasili: Dhunë e padëgjuar ndaj të gjitha moshave nga kjo qeveri

Vasili: Dhunë e padëgjuar ndaj të gjitha moshave nga kjo qeveri

nga Albina Hoxhaj

Petrit Vasili dhe Endrit Braimllari vizitojnë banorët e Unazës së Re në Spitalin e Traumës. Vasili deklaroi se për herë të parë nuk është lejuar në ambientet e spitalit.

“Janë dhunuar se mbrojtën pronën e tyre. Kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Nuk janë unë për shifrat, ka për detyrë ti fshehë qeveria. Më ndaluan dhe më penguan të hyj në spitalet ku kam shërbyer përgjatë gjithë jetës sime. Është hera e parë dhe më treguan rregullat ca sharlatanë.
Çdo gjë të fshihet. Të moshuar mbi 74 vjeç janë goditur me grushte. Një situatë të tillë nuk është parë. Kjo grabitje është tek pragu i derës dhe i godet të gjithë.”

Po dhunohen banorët nga hajdutët i vodhën pronën. Për herë të parë në 38 vitë profesion më ndaluan të hyj në spital. Qeveria i trajton qytetarët sikur të ishin armiqtë e saj.
Janë gati t’i kthejnë në reparte policore dhe spitalet vetëm që asnjë informacion të mos jetë te ju dhe çdo gjë fshihet. Ato pamje ku do të shikoni të moshuar mbi 74 vjeç të goditur me grushte dhe të dhunuar, me shenja dhune dhe të helmuar. Besoj se një situatë të tillë Shqipëria nuk e kishte parë kurrë dhe sot është dita për t’i vënë gishtin kokës çdo shqiptar, sepse kjo dhunë, kjo grabitje e pronës dhe lirive është te pragu i derës dhe po na kërcënon të gjithëve. Prandaj është një ditë e madhe reflektimi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!