Home Aktualitet Policia dhunon banorët e Unazës së Re, opozita gjendet pranë tyre: Me ardhjen e opozitës në pushtet, banorët do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri

Policia dhunon banorët e Unazës së Re, opozita gjendet pranë tyre: Me ardhjen e opozitës në pushtet, banorët do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri

nga Albina Hoxhaj

Policia dhunon banorët e Unazës së Re, opozita gjendet pranë tyre: Me ardhjen e opozitës në pushtet, banorët do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri.

Opozita është në mbështetje të banorëve të dhunuar të Unazës së Re. Përfaqësues të saj janë në vendngjarje ku janë bërë dëshmitarë të dhunës barbare shtetërore ndaj banorëve, përfshirë gratë dhe femijët.

Edi Paloka tha se Partia Demokratike ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re, ku ata do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri.

“ Edi Rama dhe Veliaj po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive. Ata që i kane kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg” tha Paloka.

Ai shtoi se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, ndonëse kjo qeveri po sillet si Millosheviçi.

“Çfarë ndodhi në Kosovën e sulmuar nga Millosheviçi, që shqiptarët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ajo po ndodh këtu. Këtu jemi ne dhe përballë kemi serbë. Kemi dashnorin e Vuçiçit që e patë që u puth me të, ju thashë erdhi këtu të sulmojë shqiptarët dhe serbët që janë në shërbim të tij. Kjo është situata”, shtoi Paloka.

Klevis Balliu theksoi se qeveria po shkel Konventën për të Drejtat e Njeriut duke larguar me dhunë banorët nga shtëpitë e tyre pa asnjë dialog me ta.

“ Është hera e parë në histori që disa qytetarë të thjeshtë mbizotëruan mbi pushtetin e krimit dhe të bandave dhe politikanëve të korruptuar kundër vjedhjes së 40 milionë eurove. Edi Rama nuk ua fali kurrë dhe kjo ishte përgjigjja e tij ndaj tyre të cilët ia çorrën maskën për të treguar se kush janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në realitet. Edi Rama nuk ka më pushtet me të gjithë organizatën e tij të rilindjes”, theksoi Balliu.

Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi vizituan të plagosurit në spital nga dhuna policore të cilët janë:

Mahmut Imallari – 57 vjeç
Isuf Gjata – 80 vjeç
Artur Muja – 43 vjeç
Gentian Alla – 36 vjeç
Çerçiz Jaçe – 74 vjeç
Adelina Shehu – 46 vjeç
Dhurata Shehu – 69 vjeç

Albana Vokshi pasi u takua me disa nga të lënduarit, theksoi se banorët teksa po mbronin banesat e tyre janë dhunuar nga policia, janë lënduar duke u larguar nga gazi lotsjellës, të moshuarit kanë fraktura, zonjat kanë djegie të gradës së lartë për shkak të gazit që është përdorur mbi to.

“Askush nuk na jep informacion se ku janë duke u vizituar një pjesë tjetër e të lënduarve dhe sa është numri i saktë i tyre. Ka dhjetëra të arrestuar midis tyre edhe gra edhe vajza, të cilat janë dhunuar në mënyrë ccnjerëzore. Nuk dihet se ku i kanë dërguar, në cilin komisariat. Lajmin për arrestimin e kemi të konfirmuar nga banorët e lënduar”, tha Vokshi nga Spitali i Traumës, duke theksuar se opozita do të jetë pranë banorëve në ccdo moment të protestës së tyre.
On

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!