Home Aktualitet Shembja e banesave në “Astir”, Veliaj: Nëse ke marrë paratë, ndalo sabotimin

Shembja e banesave në “Astir”, Veliaj: Nëse ke marrë paratë, ndalo sabotimin

nga Albina Hoxhaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur se pronarët e banesave që janë planifikuar të shemben ditën e sotme nga IKMT-ja janë kompensuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, disa orë pasi në zonën e Astirit kanë nisur përllasjet mes efektivëve të policisë dhe banorëve pasi këta të fundit kundërshtojnë shembjen e ndërtesave të tyre, Veliaj thotë se pronarët janë dëmshpërblyer. 

Kjo gjë nuk pranhet nga banorët e kësaj zone të cilët gjatë gjithë kundërshtimit të policisë, kanë treguar se nuk kanë marrë asnjë qindarkë si dëmshpërblim për shembjen e banesave të tyre. 

Ndërsa për PD-në, Veliaj shkruan më tej se është një parti e ngritur mbi kulturën e zaptim-bllokimit por që sipas tij sot është në pikiatë. 

Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes!  Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate!“- shkruan në Twitter kryebashkiaku Veliaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!