Home Aktualitet Qindra banorë ‘luftë’ me policinë te Astiri, gur e molotov, shteti iu përgjigjet me gaz, IKMT nis shembjen

Qindra banorë ‘luftë’ me policinë te Astiri, gur e molotov, shteti iu përgjigjet me gaz, IKMT nis shembjen

nga Albina Hoxhaj

 Ka nisur që prej mesnatës terrori për banorët e Unazës së Re, të cilët duan të pengojnë prishjen e banesave të tyre. Qindra forca policore, të pajisura me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotjsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur.

Policia e Shtetit ka shoqëruar disa prej banorëve që kanë qëlluar, ndërkohë që mes tyre ka edhe gra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia ka hedhur gaz, që ka lënduar disa banorë. 6 persona janë paraqitur për ndihmë tek spitali i Traumës, mes tyre 3 policë.

Vetë banorët e kanë gdhirë gjithë natën në rrugë, dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme që në mbështetje të tyre të shkojë çdo qytetar i Tiranës, që e ndjen veten të kërcënuar nga kjo qeveri. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

Situata është e ngjashme me atë të një shtet-rrethimi, ku në vendngjarje janë forca të shumta policore. Edhe fadromat e IKMT kanë shkuar tashmë te Unaza e Re dhe ka nisur shembja e 13 banesave të para.

Lajme te ngjashme