Home Aktualitet Albin Kurti kundër Samitit të Ohrit: E pashpjegueshme pse u bë mbledhja, kur e dinin që Kosova nuk do ishte

Albin Kurti kundër Samitit të Ohrit: E pashpjegueshme pse u bë mbledhja, kur e dinin që Kosova nuk do ishte

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini Shengenit të Ballkanit.

Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin e Ohrit, por mendimin e tij e ka shprehur në një intervistë për Report TV. Ai ka thënë se takimi i dytë i kësaj iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, thotë ai.

Kurti ka vlerësuar se një gjë e tillë ishte e gabueshme dhe e pashpjegueshme. “Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutia që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë”, shton kryeminsitri i ardhshëm i Kosovës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!