Home Aktualitet Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Numërim dhe votim elektronik, luftohet shit-blerja e votës

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Numërim dhe votim elektronik, luftohet shit-blerja e votës

nga Albina Hoxhaj

Opozita dhe maxhoranca po vijojnë punën paralelisht për Reformën Zgjedhore, ku secila po punojnë nga një draft. Sot opozita ka zhvilluar një mbledhje të grupit të punës së Reformës Zgjedhore, ku një prej temave ishte dhe numërimi dhe votimi elektronik në zgjedhje.

Pas mbledhjes për mediat ka folur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili tha numërimi elektronik është një nga pikat kyçe të PD-së në punën e saj.

Kjo është një nga çëshjet kryesore, ka çështje konkrete për zgjidhjet e mundshme për sa i përket, votimit dhe numërimit elektronik. Është një nga zgjidhjet që mund të luftojmë vjedhjen e votës dhe ppresionit që u bëhet qytetarëve, duke marrë kartat e identitetit. Të luftojmë presionin dhemanipulimin që bëhn në qendrat e votimit, dhe ju e keni parë me prova konkrete. Do të garantojë një numërim të besueshëm. Është shumë planësh, zgjidhjet tona janë të avancuar dhe janë plotësisht të realizueshme, por jemi ende në propozime”, tha ndër të tjera Oerd Bylykbashi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!