Home Aktualitet IKMT gati të shembë banesat, banorët e Astirit në protestë

IKMT gati të shembë banesat, banorët e Astirit në protestë

nga Albina Hoxhaj

Një protestë e madhe pritet të ndodhë nesër në zonën e njohur si Unaza e Re. Sipas informacioneve mësohet se nesër në mëngjes që në orën 05:30, punonjësit e IKMT do të shkojnë me eksavator për të shembur banesat të cilat preken nga plani i zgjerimit të rrugës.

Ndërkohë që mësohet se banorët janë shprehur se nuk do lejojnë që të prishen banesat e tyre dhe do të dalin në protestë, ku do të bllokojnë rrugën në hyrje të “Sheshit Shqiponja”. Protesta e tyre ka nisur që sot, teksa janë mbeldhur për t’u organziuar për nesër.

Ata janë shprehur se protesta e tyre do të jetë e madhe dhe nuk do lejojnë askënd të shembë banesart e tyre. Po ashtu dhe nga Policia e Shtetit janë marrë masa dhe sipas burimeve efektivë të shumtë do jënë në vendngjarje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!