Home Aktualitet Kuvend, diskutohet zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese

Kuvend, diskutohet zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese

nga Albina Hoxhaj

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare ku do të diskutohet për projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në Kuvend gjithashtu do të diskutohet projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në Detin Mesdhe”.

Gjithashtu Kuvendi diskuton edhe projektligjin “Për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor”.

Kuvendi do të diskutojë sot edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në Kuvend sot do të diskutohet edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.

Sot në Kuvend do të bëhet edhe njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 nëntor – 13 dhjetor 2019.

Kuvendi so të bëjë edhe njoftim/miratimin e kalendarit të veçantë të shqyrtimit të projektligjit të buxhetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje me të.

Ndërsa për votim sot në Kuvend është projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!