Home Aktualitet Kroçera “Nautica” me 669 turistë nga 23 vende të botës mbërrin në Durrës

Kroçera “Nautica” me 669 turistë nga 23 vende të botës mbërrin në Durrës

nga Albina Hoxhaj

669 turistë të huaj, kryesisht nga SHBA, mbërritën sot në mëngjes në portin e Durrësit me kroçerën “Nautica”.

Gjatë ditës turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.  Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se kroçera ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Dubrovniku drejt Durrësit.

Turistët vijnë nga 23 vende të botës dhe 491 prej tyre janë amerikanë – thanë burimet, sipas të cilave nuk mungojnë edhe turistë nga Kanadaja, Australia, Japonia, Spanja, etj.

Anija turistike po kryen një tur lundrimi në 9 porte të Adriatikut dhe Jonit, kryesisht në Itali, si dhe në tre porte të Greqisë, Kroacisë dhe Shqipërisë.  

Nga Qendra e Informacionit, mësohet se anija me gjatësi 180 metra dhe flamur të ishujve Marshall u ankorua në kalatën 5 sot në orën 7.30 dhe se në mbrëmje do të lundrojë drejt Korfuzit.  

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!