Home Politike Vakancat në Kushtetuese, Meta: Pa humbur kohë, Kuvendi të votojë anëtarin e dytë

Vakancat në Kushtetuese, Meta: Pa humbur kohë, Kuvendi të votojë anëtarin e dytë

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.  Ai është shprehur se sot Kuvendi ka rradhën të zgjedhë anëtarin e tretë të kësaj gjykate dhe nënvizuar se ky proces duhet të ecë pa vonesa.

Ai ka theksuar se pas këtij procesi Presidenti do të shprehet brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë.

Postimi i plotë i presidentit:

Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!