Home Politike Pse jam kundër “Mini-Shengenit”

Pse jam kundër “Mini-Shengenit”

nga Albina Hoxhaj

Nga Indrit Vokshi

  1. Nuk ka legjitimitet. Populli shqiptar, ka konsensus të gjerë dhe është dakordësuar për integrim në BE, duke kuptuar me ketë bashkim me Gjermaninë, Francën, Italinë, Holandën etj. Askush nuk ka ëndërruar BE me mendimin se aty do gjejmë edhe Serbinë. Edi Rama nuk i ka marrë leje askujt për ketë veprim. As e ka pasur premtim fushate, as ka referendum ku shqiptarët shprehen se duan bashkim të përveçëm me Serbinë.
  2. Integrimi në BE është qëllim dhe jo opsion. Nuk mundemi që kur dështon integrimi, të kërkojmë opsione të tjera, aq më tepër si kundërpërgjigjje kundrejt BE, aq më tepër kur fajin nuk e ka BE.

3.Bashkimi Europian ka paraqitur kritere, ne e kemi pranuar vetë se kjo rrugë kalon përmes kritereve, nuk na ka detyruar askush me pahir. Nuk mund që të mos i plotësosh kriteret, mandej të kërkosh të pranohesh herë duke përmendur “rrezikun islamik”, se gjoja po nuk na pranuat në Shqipëri do shpërthejë ekstremizmi islamik, herë duke përmendur rrezikun rus, po nuk na pranuat këtu do shpërthejë vodka.

  1. Nuk mund të deklarojmë se BE nuk na do dhe ka armiqësi ndaj nesh, nëse nuk e kemi provuar të paraqitemi në BE me kritere të plotësuara e me vlera politike e institucionale të adoptuara. Ta provojmë t’i plotësojmë kushtet e të paraqitemi me kushte të plotësuara, se ndoshta na pranojnë. Nëse edhe pasi t’i plotësojmë kushtet BE përsëri nuk na pranon, atëherë po, mundemi të themi se BE ka diçka kundër nesh.
  2. Edi Rama manipulon ndyrë kur deklaron se ne i kemi plotësuar kushtet por nuk pranohemi sepse BE ka kontradikta mes vedi. Është njëlloj sikur studenti të paraqitet në provim, të mos shkruajë asgjë, pastaj të akuzojë pedagogun se ka diçka kundër tij. Njëri nga pedagogët të jetë pro për ta kaluar me fletë bosh, tjetri të jetë kundër dhe, studenti të mashtrojë dukë thënë “Ata smë kalojnë sepse kanë kontradikta me njëri-tjetrin” – kjo është historia e Edi Ramës.
  3. Duhet kuptuar se nuk ka dhe nuk mund të ketë BE dhe as prosperitet të brendshëm me krimin e organizuar aksioner në shtet. Nuk është ekzagjerim, kjo është situata. Nuk ka prosperitet pa zgjedhje, me administratë inkuizitive ndaj biznesit, me gjoba e represion. Nuk ka prosperitet me buxhet të grabitur nga A-ja tek Zh-ja.
  4. Edi Rama është mërzitur pse BE nuk e pranon siç është. Filozofia e tij kundrejt BE është: “Jam llum por dua të më pranoni siç jam”.
  5. Shqipëria ka nevojë për qeveri të re, stabël, serioze dhe e cila nuk sheh rrugë tjetër në politikën e jashtme përveç Integrimit në BE. Nuk mund të paguajnë shqiptarët axhendat personale të Edi Ramës apo të kthehen në skllevër të formulave të Serbisë vetëm pse Edi Rama nuk pranon se e ka ai fajin e përgjegjësinë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!