Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar një protestë madhore te rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” dhe kanë kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve nëpërmjet një komenri në profilin zyrtar. Nesër është afati i fundit për liriminne banesave të tyre.
Banorë të Astirit ditën e hënë në orën 08:00 të mëngjesit të gjithë do të mblidhen për të protestuar kundër shembjes së banesave.
Kjo protestë organizohet nesër, pasi pritet të zbarkojnë punonjësit e IKMT-së për të shembur banesat e radhës që janë parashikuar, sipas projektit të rrugës.
Banorët shprehet se ata nuk do të lejojnë punonjësit e IKMT-së të ndërhyjnë në atë zonë. Vetëm dy ditë më parë, banorët të Unazës së Re kanë dhunuar me gurë dhe mjete të forta punonjësin e IKMT-së Albert Bitraj, dhe tre punonjës të tjerë.