Home Kronike Aksidenti fatal, ja kush janë 2 adoleshentet që humbën jetën

Aksidenti fatal, ja kush janë 2 adoleshentet që humbën jetën

nga Albina Hoxhaj

Dy adoleshentet që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në aksodent janë Suada Serani dhe Denata Tarja, të cilat ndërruan jetë në vend pas përplasjes së mjetit me pemën në askin e vjetër Tiranë- Elbasan.

Trupat e dy adoleshenteve të ndjera janë gjetur anash rrugës në trotuar dhe kishin flutuar jashtë makinës për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte drejtuesi Françesk Shaba.

Shaba, i papajisur me lejen e drejtimit, kishte marrë një shokun e tij, dy viktimat Seranin dhe Tarjën, dhe vajzën 14 vjeçe e cila kishte ditëlindjen. Ata ishin nisur për të festuar për 14-vjeçaren e cila tashmë ndodhet në spital, por gjatë kthimit festa u kthye në mort pasi nga shpejtësia me të cilën udhëtonte Shaba, makina “Alfa Romeo”, në pronësi të babait të 18-vjeçarit, u përplas me një pemë.

Dy 17-vjeçaret humbën jetën menjëherë, ndërsa tre të tjerët mbetën të plagosur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!